Oda e Investuesve Kosovë–Turqi (KTYO) po hedh një hap të rëndësishëm për të promovuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur sportistët e rinj. Në ftesën e Anëtarit të Bordit të Drejtorëve dhe të Kongresit të Klubit Sportiv Fenerbahçe, Zotit Servet Uzun, Kryetari i KTYO-së, Zoti Kevork Fındıklıyan, dha premtimin se do t'i përfshijë, si sponsor, 14 futbollistë të rinj kosovarë në turneun e futbollit “Junior World Cup Antalya” që do të organizohet në Antalya në prill të vitit 2026.
Në këtë organizim prestigjioz, ku do të takohen disa nga ekipet kryesore të Evropës, talentet e reja kosovare do të garojnë nën flamurin e Kosovës. Ndërmjet ekipeve që do të marrin pjesë në turne bëjnë pjesë Real Madrid, Stuttgart, Dortmund, Milan dhe shumë klube të tjera ndërkombëtare.
Kjo nismë synon të mbështesë promovimin e Kosovës në fushën kulturore dhe sportive dhe u mundëson brezave të rinj të dallohen në nivel ndërkombëtar. Si KTYO, punimet tona për të dërguar në turne 14 futbollistë të rinj të zgjedhur po vazhdojnë me ritëm të plotë.
Sportistëve tanë të rinj që do të garojnë nën flamurin e Kosovës u dëshirojmë që nga tani suksese!