Si Oda e Investuesve Kosovë–Turqi (KTYO), mirëpresim me një kënaqësi të madhe anëtarin tonë të ri, ORTO MEDICA HOSPITAL, i cili u bashkua rrjetit tonë të investitorëve.
Me ardhjen në radhët tona të ORTO MEDICA HOSPITAL, spitalit që vepron në sektorin e shëndetësisë në qytetin e Prizrenit, larmia dhe sfera e ndikimit të investimeve turke në Kosovë po zgjerohen edhe më shumë. Si KTYO, synojmë të nënshkruajmë, bashkë me anëtarët tanë, projekte të forta dhe ta thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Me anëtarin tonë të ri, jemi të gëzuar për bashkëpunime inovative në fushën e shëndetësisë dhe për nisma që do të sjellin dobi shoqërore.
ORTO MEDICA HOSPITAL-it i urojmë mirëseardhje dhe presim me padurim punët e suksesshme që do të realizojmë bashkë.